Lajme

Shefi i Misionit EULEX dhe Kryeprokurori i Kosovës diskutojnë për reformat legjislative dhe përparimin e arritur

18 mars 2020

Më 16 mars 2020, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, zhvilloi një takim njohës me Kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi.
 
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale të sundimit të ligjit në Kosovë, duke u përqendruar në reformat legjislative dhe përparimin e arritur.
 
Wigemark e përsëriti gatishmërinë dhe përkushtimin e EULEX-it për ta mbështetur punën e Kryeprokurorit dhe të gjithë prokurorëve në promovimin e sundimit të ligjit.
 
Kryeprokurori Lumezi e theksoi rëndësinë e rolit të EULEX-it në monitorimin e punës së institucioneve të drejtësisë, veçanërisht atë të sistemit prokurorial.
 
Lumezi e informoi Shefin e EULEX-it Wigemark për vendosmërinë për t’i ndjekur penalisht të gjitha format e krimeve, si dhe për funksionimin, integrimin dhe punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
 
Wigemark dhe Lumezi u pajtuan për nevojën e një bashkëpunimi të shtuar për ta avancuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për një bashkëpunim ndërinstitucional më të madh për çështjet kryesore siç janë personat e zhdukur, krimet e luftës dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar.