Lajme

​Shefi i EULEX-it u ndan “Medaljen për Shërbim në Misionin e PPMS në Kosovë” stafit të Misionit

14 korrik 2020

Më 14 korrik, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, u ndau "Medaljen për Shërbim në Misionin e PPMS në Kosovë" një numri të pjesëtarëve të stafit të këtij Misioni në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në punën e EULEX-it dhe për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, në kuadër të së cilës funksionojnë misionet si EULEX-i në të gjithë botën.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, Wigemark tha: "Dëshiroj t’ju lavdëroj për zotimin dhe përkushtimin tuaj për ta ndihmuar sundimin e ligjit të Kosovës që të bëhet më i fortë dhe më efikas, si dhe krahas kësaj, për ta bërë hapësirën e BE-së më të sigurt dhe më stabile".

"Kontributi juaj është për t’u përgëzuar edhe më shumë në mes të kësaj epidemie të paparë, e cila e bën punën tonë këtu në terren veçanërisht të vështirë. Ajo paraqet sfida shtesë për atë që e bëjmë ne këtu çdo ditë së bashku me partnerët tanë kosovarë, ndërsa kjo gjë bëhet edhe më e vështirë kur shumica prej nesh kemi familje dhe miq në shtëpi të cilët po përballen me situata të ngjashme në kuadër të mbylljeve, kufizimeve të lëvizjes dhe më shumë se kaq", vuri në dukje Wigemark.

Gjatë ceremonisë për ndarjen e medaljeve, e cila u mbajt në ambient të hapur, të gjithë të pranishmit mbanin pajisje mbrojtëse personale dhe i respektuan masat e distancimit social.