27 tetor 2020
21 vite më parë, më 12 nëntor 1999, aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës, duke shkaktuar vdekjen tragjike të 24 grave dhe burrave, kryesisht zyrtarë ndërkombëtarë dhe punëtorë humanitarë.
Më 25 tetor, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi, si dhe pjesëtarë të kontigjentit italian të EULEX-it, e nderuan kujtimin për 24 viktimat nga rrëzimi i aeroplanit duke vendosur kurora me lule në vendin e aksidentit.