14 prill 2015
E kam pranuar raportin nga Profesori Jean-Paul Jacqué për rishikimin e implementimit të mandatit të EULEX Kosovë, me fokusim të veçantë në trajtimin e akuzave të fundit dhe dëshiroj që ta falënderojë shumë atë për punën e tij.
Në përputhje me premtimin tim për të siguruar transparencë maksimale, sot ia kam dërguar raportin Parlamentit Evropian dhe Shteteve Anëtare të BE-së. Ne gjithashtu do ta bëjmë këtë raport publik.
Shërbimet janë duke e studiuar këtë raport me kujdes dhe po shqyrtojmë rrugët më të mirë për adresimin e rekomandimeve që ai përmban.
Linku i raportit.
150331_jacque-report_en.pdf
150331_jacque-report-annexes_en.pdf
Përmbledhje Ekzekutive
Linku i deklaratës mbi emërimin e z. Jacqué si ekspert ligjor i pavarur për këtë shqyrtim (nëntor 2014).
http://eeas.europa.eu/statements-eeas/2014/141110_02_en.htm
_____________________
Për arsye të privatësisë së individëve dhe me qëllim të mbrojtjes së interesave të Bashkimit, referimet në emrat dhe inicialet e personave si dhe të disa kualifikimeve janë fshirë me të zezë. Në të njëjtën mënyrë, përmbajtja e shtojcës 4 që ka të bëjë me përgjimet e komunikimeve që janë pjesë e hetimit gjyqësor aktual është fshirë. Pjesa tjetër e raportit është e pandryshuar.