Lajme

Admirali Ferguson viziton EULEX-in

28 prill 2015

Admirali Mark Ferguson, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e vizitoi selinë e EULEX-it në Prishtinë ku ishte mirëpritur nga Zëvendësshefja e Misionit, Joëlle Vachter. 

Gjatë takimit, Zëvendësshefja e Misionit dhe Admirali Ferguson diskutuan për bashkërendimin që është në zhvillim e sipër dhe për prioritetet strategjike për KFOR-in dhe EULEX-in.