23 mars 2021
Pas zgjedhjes së qeverisë së Kosovës, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, shkroi në twitter:
Sot në mëngjes, Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës Albin Kurti e filloi ditën e parë të punës së qeverisë së re të tij. Përgëzime dhe çdo të mirë! E përshëndesim theksin tuaj për drejtësi dhe sundim të ligjit. Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me juve dhe kolegët tuaj në interes të Kosovës dhe të BE-së