Lajme

Demanti i EULEX-it për raportimet e pasakta të mediave

24 mars 2021

Raportimet e mediave ku pretendohet se EULEX- nuk ia dorëzoi pajisjet e sekuestruara Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë të pavërteta. EULEX-i nuk e ka asnjë rol në këtë dhe nuk e ka ftuar askënd në objektet e tij. Siç e ka përmendur edhe avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook, zyrat e Prokurorit të Specializuar ndodhen brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë Kosovë. Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni ZPS-në.