24 qershor 2015
Të enjten e kaluar, EULEX-i e ka fasilituar një punëtori për të ardhmen e QSHMK-së me pjesëmarrjen e rreth 18 menaxherëve të lartë nga tre Autoritetet për Menaxhimin e Kufirit (Policia Kufitare e Kosovës, Dogana e Kosovës, dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë). Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë po ashtu ka marrë pjesë në punëtorinë që kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe të praktikave të cilat janë të rëndësishme për themelimin e një qendre funksionale. Qendra në të ardhmen do të jetë pikë fokusi për shkëmbimin në real-time të informacionit relevant në mes të agjencive kufitare dhe do ta ketë kapacitetin e sistemimit, analizës dhe shpërndarjes së informacionit, kryerjen e analizave të rrezikut për shumë agjenci, zbatimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndihmën në luftimin e korrupsionit.