Lajme

Njësia e Policore e Specializuar e EULEX-it feston Ditën e Policisë së Polonisë

30 korrik 2021

Një ceremoni për të shënuar përfundimin e manifestimeve për Ditën e Policisë së Polonisë u mbajt më 29 korrik në kompleksin e EULEX-it në Mitrovicë në praninë e Komandantit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të Policisë, Gjeneral Roman Kuster, Zëvendësshefit të EULEX-it, Kolonel Cezary Luba, Drejtoreshës së Zyrës për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar, Kolonele Paulina Filipowiak, si dhe të përfaqësuesve të kontingjenteve ushtarake nga Polonia dhe Hungaria të vendosura në Kosovë.

Gjatë ceremonisë, me nikoqir Komandantin e rotacionit XXXII të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it Kapiten Grzegorz Machałek, katër zyrtarë policorë u dekoruan me medalje dhe 17 zyrtarë policorë u avancuan në grada më të larta.

Komandanti i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Polonisë falënderoi zyrtarët policorë për shërbimin e tyre jashtë vendit dhe theksoi se ata ndërtojnë imazh pozitiv të Policisë së Polonisë në arenën ndërkombëtare përmes përkushtimit dhe profesionalizmit në aktivitetet që ata i kryejnë.

Në fund të ceremonisë, zyrtarët policorë të rotacionit XXXII të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it morën pjesë në një paradë ceremoniale.