Lajme

Dhuro gjak, shpëto jetë – fushata vjetore e EULEX-it për dhurim të gjakut

14 tetor 2021

Njëzet e tre pjesëtarë të stafit iu bashkëngjitën fushatës së 11-të të EULEX-it për dhurim të gjakut dhe dhuruan gjak për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Kosovës për Tranfuzion të Gjakut. Fushata e këtij viti është edhe më e rëndësishme duke e pasur parasysh mungesën e furnizimeve me gjak që është krijuar nga pandemia e paprecedent e COVID-19. 

Për shkak të pandemisë, shumë institucione nuk kanë organizuar fushata të dhurimit të gjakut çka ka rezultuar në zvogëlim të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut. Megjithatë, sipas Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, njerëzit ende paraqiten për dhurim të gjakut, gjë që ka ndihmuar tej mase sistemin shëndetësor të vendit për përballimin e nevojës së madhe për gjak gjatë këtij një viti e gjysmë. 

Bëhu dhurues i gjakut sot: pesë minuta të kohës tënde mund ta shpëtojnë jetën e tjetrit.