05 nëntor 2021
Më 28 tetor, një grup prej 16 policësh me përvojë dhe studentë të Universitetit Policor Gjerman në Münster, e vizituan Misionin tonë për të mësuar më shumë rreth asaj që bëjmë ne në Kosovë.
Ata u informuan nga Shefi i Kabinetit, Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik, Shefja e Divizionit të Burimeve Njerëzore, Monitoruesi Kryesor Tematik i rasteve të dhunës në baza gjinore dhe Zyrtari i Sigurisë së Misionit tonë. Ata patën mundësinë të dëgjojnë drejtpërdrejt për rrugëtimin e EULEX-it në Kosovë që nga viti 2008, arritjet e tij, sfidat me të cilat përballet, si dhe për partneritetin tonë të madh me kolegët kosovarë nga fusha e sundimit të ligjit. Ata, gjithashtu, patën mundësinë të mësojnë se si është të punosh në një mision civil të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe çfarë është sot EULEX-i.
Policët me përvojë dhe studentët thanë se u ka lënë përshtypje bashkëpunimi ndërmjet aktorëve të ndryshëm të bashkësisë ndërkombëtare të pranishëm në Kosovë dhe institucioneve vendase, si dhe nga përparimi që ka bërë sistemi i drejtësisë i Kosovës.
Studentët u përfshinë në një diskutim të gjallë me pjesëtarët e Misionit tonë dhe e shprehën mirënjohjen e tyre për çiltërsinë e përfaqësuesve të Misionit.