Lajme

Punëtori e përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave ndërmjet Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it dhe Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar të KFOR-it

12 janar 2022

Më 10 janar, Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) së bashku me Njësinë Shumëkombëshe të Specializuar të KFOR-it (NJSHS) e kryen një punëtori  të përbashkët për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave (KTT). Kjo lloj stërvitjeje synon përmirësimin e aftësive të reaguesit të dytë dhe të tretë të sigurisë në Kosovë, EULEX-it respektivisht KFOR-it, si dhe rritjen e fleksibilitetit operativ të tyre.

Përpara fillimit të punëtorisë për KTT, të dy ekipet u familjarizuar me pajisjet të cilat i përdorin Njësia Shumëkombëshe e Specializuar e KFOR-it dhe NJPS e EULEX-it.

Duke i përgëzuar pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre, komandantët e të dy njësive u shprehën të kënaqur me rezultatin e kësaj punëtorie.