Lajme

Shefi i EULEX-it takoi ministrin për Komunitete dhe Kthim

01 mars 2022

Gjatë një takimi me ministrin Rakic, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, e theksoi rolin e Misionit në monitorimin e rasteve dhe gjykimeve të përzgjedhura në sistemin e drejtësisë së Kosovës, duke shtuar se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, pavarësisht nga përkatësia etnike. Ai tha gjithashtu se ka nevojë për lehtësimin e mëtejshëm të qasjes në dokumente si letërnjoftimet, patentë shoferët dhe të gjitha dokumenteve tjera të gjendjes civile për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht komunitetit të cilit i përkasin.