Lajme

EULEX-i dhe KFOR-i kryejnë stërvitje të përbashkët

31 mars 2022

Më 29 dhe 30 mars, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-i e kryen një stërvitje me synim përforcimin e komunikimit dhe koordinimit.

Këto stërvitje i ndihmojnë EULEX-it dhe KFOR-it, reaguesve të dytë respektivisht të tretë të sigurisë në Kosovë, që ta arrijnë një qëllim të përbashkët: ta mbajnë Kosovën të sigurt dhe të kontribuojnë për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.