14 prill 2022
Më 12 prill, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, u dorëzoi automjete dhe pajisje të TI-së komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.
Në veçanti, Misioni i bëri donacion një automjet, gjashtë kompjuterë, gjashtë monitorë dhe tre printerë Zyrës së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut . Me këtë rast, Wigemark u takua për herë të parë me Kryetarin e ri të komunës, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan për sundimin e ligjit, qeverisjen lokale dhe rëndësinë e investimeve në aspektin klimatik dhe energjetik.
Të njëjtën ditë, Shefi i EULEX-it i bëri donacion dy automjete dhe pesë njësi portative për larjen e syve Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicën e Veriut, ndërsa dy automjete dhe një printer iu bënë donacion Komunës së Mitrovicës së Veriut për ta mbështetur Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.