Lajme

Ekspertët mjekoligjorë të EULEX-it janë duke e mbështetur Institutin e Mjekësisë Ligjore në punën në terren gjatë kërkimeve për personat e pagjetur në Kosovë dhe Serbi

23 maj 2022

Ekspertët mjekoligjorë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë janë duke e mbështetur Institutin e Mjekësisë Ligjore në punën në terren gjatë kërkimeve për personat e pagjetur: proces kompleks ky që kërkon bashkëpunimin e specialistëve mjekoligjorë dhe palëve të përfshira.

Në veçanti, arkeologu forenzik i #EULEX-it është duke ofruar ekspertizë teknike në zhvarrimet në lokacionin Shtaval në Serbi përderisa, javën e kaluar, antropologja forenzike e #EULEX-it e ka mbështetur IML-në në zhvarrimin e mbetjeve mortore në Pllanjanë në Kosovë.

Javën e kaluar, antropologja forenzike e EULEX-it ka mbështetur vlerësimin e dy lokacioneve në regjionin e Kamenicës.

Së bashku jemi më të fortë!