Lajme

EULEX-i i bashkohet institucioneve të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare për t’i mbështetur Lojërat Sportive Paraolimipike 2022

17 korrik 2022

Më 16 korrik, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, iu bashkua Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, si dhe Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe Zëvendëskomandantit të KFOR-it, Gjeneral Brigade Luca Piperni, në shënimin e hapjes së Lojërave Sportive Paraolimpike në Kosovë, që u organizuan nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Lojërat sportive paraolimpike dy-ditore i kushtohen promovimit të sporteve për gjithpërfshirjen dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast, EULEX-i gjithashtu ia dhuroi Komitetit Paraolimpik të Kosovës pesë automjete, të cilat do të shfrytëzohen nga disa federata të sporteve të ndryshme për personat me aftësi të kufizuara, nga Shoqata e personave të verbër të Kosovës, nga Handicap Kosova dhe nga OPFAKKOS (Organizata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar e Kosovës).