Lajme

Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar të EULEX-it largohet nga Kosova

18 korrik 2022

Xhandarmët portugezë dhe francezë të Njësisë Rezervë të Policisë së Specializuar (NJPS Rezervë) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) janë zbarkuar në vendet e tyre përkatëse.

mars të vitit 2022, EULEX-i e përforcoi përkohësisht Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij me një njësi rezervë prej 70 xhandarmësh nga Portugalia dhe Franca, të siguruar nga Forca e Xhandarmërisë Evropiane.

NJPS-ja rezervë zbarkoi në përgjigje të nevojës së EULEX-it për të pasur forca shtesë në terren për të qenë në gjendje që t’i mbështesin më mirë homologët kosovarë të tyre nëse kjo kërkohej dhe nëse ishte e nevojshme, duke e marrë parasysh mjedisin e sigurisë në Kosovë dhe situatën e sigurisë në rajon.

Gjatë gjithë kohës së zbarkimit të tyre në Kosovë, NJPS-ja dhe NJPS-ja Rezervë kanë punuar krah për krah për ta përmbushur mandatin e EULEX-it, si dhe kanë marrë pjesë në trajnime të përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

NJPS-ja e rregullt e EULEX-it, e cila aktualisht përbëhet nga 105 policë polakë të stacionuar në Mitrovicë, është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, si pjesë e një mekanizmi tre-nivelesh të reaguesve të sigurisë ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti kurse NATO/KFOR-i është i treti.