24 janar 2023
Më 24 janar, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e priti një grup prej 95 studentësh nga Kampusi Global i të Drejtave të Njeriut - EMA, Programi Master Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim.
Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik së EULEX-it, Ioanna Lachana, dhe Shefi i Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster, i pritën studentët së bashku me profesorët e tyre shoqërues dhe u bënë një prezantim të plotë mbi mandatin, sfidat dhe arritjet e këtij Misioni në Kosovë.
Prezantimi nxiti një debat të gjallë me studentët ndërsa pjesëtarët e stafit të EULEX-it patën kënaqësinë t'u përgjigjen pyetjeve të ndryshme, duke përfshirë pyetjet lidhur me atë se si e zbaton ky Mision në praktikë qasjen e bazuar në të drejtat e njeriut.
Pjesëmarrësit u informuan gjithashtu për programin ndërkombëtar të punës praktike të këtij Misioni, i cili është një mundësi e jashtëzakonshme për të sapo diplomuarit.