Lajme

EULEX-i pret për vizitë një grup të vijuesve të trajnimit Libri i Kaltër të DG NEAR

30 janar 2023

Më 30 janar, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) priti për vizitë një grup prej 13 vijuesve të trajnimit Libri i Kaltër të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim (DG NEAR), të cilët ishin për vizitë në Kosovë për t’u njoftuar me punën e Bashkimit Evropian në teren.

Shefi i Misionit, Lars-Gunnar Wigemark, iu uroi mirëseardhje vijuesve të trajnimit dhe theksoi se si roli i EULEX-it është në vijë me konceptin e BE-së për qasje të integruar. Ai foli edhe për sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova në sektorin e sundimit të ligjit.

Vijuesit e trajnimit po ashtu dëgjuan një prezantim të detajuar nga Udhëheqësja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, e cila shpjegoi në hollësi mbi punën dhe mandatin e Misionit, duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga audienca kureshtare dhe aktive, me fokus të veçantë mbi angazhimin e EULEX-it në integrimin gjinor.

Asistenti Special i EULEX-it për Zëvendësshefin e Misionit, duke qenë edhe ish-vijues i trajnimit Libri i Kaltër, Joakim Frendin, theksoi se si trajnimi Libri i Kaltër kishte qenë një përvojë jashtëzakonisht e çmuar për nisjen e karrierës së tij profesionale në Bashkimin Evropian dhe para vizitorëve entuziastë dha  disa këshilla të dobishme.