Lajme

Intervistë e Shefit të EULEX-it me Associated Press mbi krizën e fundit në pjesën veriore të Kosovës

06 shkurt 2023

Më 6 shkurt, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, dha një intervistë për Associated Press, ku foli rreth situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës  në fund të vitit 2022.

“Unë mendoj se kjo ka qenë kriza më e rëndë në të cilën ka hasur Kosova në veri gjatë dhjetë viteve të fundit; bllokadë shumë e tensionuar me barrikada,” tha Wigemark, duke shtuar se Misioni po vazhdon të monitorojë nga afër situatën pasi që ajo lehtësisht mund të eskalojë prapë.

Me një përshkrim të pranisë së shtuar të EULEX-it në teren, Wigemark tha se Misioni ka trefishuar patrullimet e vëzhgimit në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë edhe patrullime në këmbë.

Gjatë intervistës, Wigemark po ashtu ftoi të dyja palët – Kosovën dhe Serbinë – që të lëvizin para në rrugët e tyre drejt integrimit në BE.

Intervista: Kosovo PM calls on West not to put pressure over Serb entity | AP News