Lajme

Pjesëtare të Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik të EULEX-it vijuan seminarin e ZSHIP për misionet civile të PPSM

11 janar 2023

Nga data 9 deri 11 janar, pjesëtare të Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik (ZSHIP) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) vijuan seminarin e ZSHIP për misionet civile të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (PPSM), i cili u mbajt në Bruksel.

Seminari treditor ishte një mundësi e jashtëzakonshme për pjesëmarrje në diskutime motivuese mbi fuqizimin e përpjekjeve të Misionit për komunikime strategjike për kontribut më të mirë për komunikim efektiv dhe të bazuar në fakte, për kuptimin dhe luftimin e dezinformimit, për ruajtjen e raporteve me mediat dhe promovimin e mandatit dhe punës së misioneve civile të PPSM-së në teren.

Gjatë seminarit, Udhëheqësja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik të EULEX-it, njëherësh edhe Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, foli para kolegëve të misioneve të ndryshme mbi përvojën e gjerë të EULEX-it në menaxhimin e komunikimeve strategjike për menaxhimin e krizave.

Pjesëmarrësit po ashtu patën rastin të vizitojnë Qendrën Mediatike të Komisionit Evropian, që është edhe zemra e komunikimeve të jashtme të Bashkimit Evropian, si dhe takuan kolegë nga Kabineti i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nën-Presidentit, Josep Borrell.