10 shkurt 2023
Më 10 shkurt, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, dhe Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënëse e EULEX-it, Ioanna Lachana, e pritën një delegacion prej 10 anëtarësh të Shoqatës së Gazetarëve të Huaj nga Zvicra dhe Lihtenshtajni, të cilët ishin për vizitë në Kosovë. Përfaqësuesit e mediave u njohën me mandatin dhe punën e EULEX-it, si dhe u njoftuan nga Shefi i Misionit për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.