15 shkurt 2023
Më 14 shkurt, një delegacion suedez i kryesuar nga Ambasadori Johan Frisell, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe Shefi i Departamentit për Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, e vizituan Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë. Ky delegacion pati rastin të dëgjojnë nga Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, Koordinatori i EULEX-it për Veri Arno van der Pas, përfaqësuesit e NJPS-së dhe nga Këshilltari i Lartë Policor i EULEX-it për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për përfshirjen e EULEX-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si reagues i dytë i sigurisë së bashku me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Delegacioni gjithashtu pati rastin t'i bashkohet një patrullimi në këmbë të realizuar nga një prej njësive tona të NJPS-së në Mitrovicën veriore.
Po atë ditë, një delegacion i Seksionit për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës dhe i Ambasadës së Holandës në Kosovë e vizitoi pjesën veriore të Kosovës dhe shkëmbyen pikëpamje me Koordinatorin e EULEX-it për Veriun, Arno van der Pas, lidhur me sigurinë në regjion, situatën në veri të Kosovës dhe për punën e Misionit.