Lajme

Udhëheqësja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik flet për komunikimin gjyqësor gjatë një konference të organizuar nga CEELI

15 maj 2023

Udhëheqësja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik në EULEX, njëherësh Zëdhënëse, Ioanna Lachana, mori pjesë si folëse në Konferencën vjetore të rrjetit evropian qendror dhe lindor të shkëmbimit gjyqësor, e organizuar nga Instituti CEELI në Pragë më 12 dhe 13 maj. Konferenca, e cila mblodhi rreth 35 gjyqtarë dhe ekspertë ligjorë nga rajoni, gjithashtu pati edhe një diskutim në panel mbi rolin e gjyqtarëve në shoqëri dhe rëndësinë e komunikimit publik. Si pjesë e këtij paneli, Lachana fokusoi fjalimin e saj mbi rëndësinë e komunikimit gjyqësor proaktiv në emër të gjykatave. Ajo po ashtu prezantoi iniciativa konkrete të transparencës dhe shembuj të aktiviteteve të suksesshme të komunikimit që si qëllim kanë rritjen e transparencës së gjyqësorit.