26 maj 2023
26.05.2023 Ekipi për shtyp i EEAS
Bashkimi Evropian i dënon ashpër përplasjet që përfshinë Policinë e Kosovës dhe protestuesit në veri të Kosovës, të iniciuara nga tentativa e kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale.
Ne shprehim keqardhje të fuqishme për sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t'i lejohet ta zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore.
Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për ta shtensionuar situatën e tensionuar dhe për ta rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues, ndërsa ruajtja e paqes dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet.
Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të parakohshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat në fjalë. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kryesore të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – me lehtësimin e BE-së.
https://www.eeas.europa.eu/eeas/kosovo-statement-spokesperson-latest-tensions-and-clashes_en?channel=eeas_press_alerts&date=2023-05-26&newsid=0&langid=en&source=mail