Lajme

Ligjëratat e EULEX-it në Akademitë Verore Ndërkombëtare në Kosovë

11 gusht 2023

Gjatë verës, përfaqësuesit e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu drejtuan studentëve që ndjekin akademitë e ndryshme verore në Prishtinë duke ligjëruar, si mysafirë të ftuar, rreth mandatit dhe rolit të kaluar dhe të tanishëm të Misionit.

Në veçanti, Shefi i Kabinetit, Matthias Zander dhe Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik/Zëdhënësja e EULEX-it, Elisabetta Iurcev, patën dy diskutime aktive të ndara - më 16 korrik respektivisht më 11 gusht - me më shumë se 110 studentë që morën pjesë në dy sesionet e edicionit të 10-të të "Akademisë Verore Ndërkombëtare të Kosovës". Kjo Akademi u organizua nga Qendra Kosovare e Diplomacisë dhe ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët nga mbi 30 vende që të mësojnë rreth "Ndërtimit të paqes në zonat pas konfliktit - diplomacia, lidershipi dhe negociatat".

Më 20 korrik, Iurcev diskutoi me studentët për rolin e mediave në parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes në Akademinë Verore “Diplomacia Ndërkombëtare dhe Siguria Kombëtare” organizuar nga Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) në Prishtinë.