09 nëntor 2023
Më 12 nëntor 1999, një aeroplan i marrë me qera nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP), fluturimi 3275, u rrëzua në malin Piceli, në veri-lindje të Mitrovicës, ku humbën jetën 24 gra dhe burra, kryesisht zyrtarë ndërkombëtarë dhe punëtorë humanitarë dhe të ndihmave.
Më 9 nëntor, përpara këtij përvjetori tragjik, një delegacion i kontingjentit italian të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), së bashku me përfaqësues nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e Karabinierëve (MSU) e KFOR-it, nderuan kujtimin, shërbimin dhe sakrificën e tyre me një ceremoni të organizuar nga Policia e Shtetit Italian duke vendosur kurora lulesh në vendin përkujtimor.