Lajme

EULEX-i e organizoi fushatën e tij të 14-të për dhurimit e gjakut në mbështetje të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

30 nëntor 2023

Më 30 nëntor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e organizoi fushatën e 14-të për dhurimin e gjakut, ku 17 pjesëtarë të stafit dhuruan vullnetarisht gjak për ta mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Për vite me radhë, kjo fushatë ka kontribuar në furnizimin me gjak të spitaleve në Kosovë, si dhe ka synuar gjithashtu rritjen e vetëdijesimit për rëndësinë e dhurimit të gjakut, i cili mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Njësia Mjekësore e Misionit do ta vazhdojë bashkëpunimin e saj të gjatë me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës për ta mbështetur këtë kauzë shumë të nevojshme dhe jetike.