Lajme

Njësia Policore e Specializuar Rezervë e EULEX-it u përforcua me 5 xhandarë francezë

19 dhjetor 2023

Më 16 dhjetor, pesë xhandarë të Xhandarmerisë Nacionale të Francës u dislokuan në Kosovë si kontribut i Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR) për Njësinë Policore të Specializuar Rezervë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të kontribuar në gatishmërinë e këtij Misioni karshi situatave të ndryshme.

Më 19 dhjetor, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, u shprehu mirëseardhje xhandarëve francezë në selinë e këtij Misioni në Prishtinë.