18 dhjetor 2023
Më 18 dhjetor, përfaqësuesit e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu bashkuan dorëzimit të pajisjeve mjekësore në Klinikën Pediatrike të Spitalit Rajonal në Ferizaj. Donacioni u mundësua nga fondet e mbledhura përmes Edicionit të 9-të të “Me biçikletë nëpër Kosovë për Fëmijët”, iniciativë e OJQ-së Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, e cila është mbështetur nga EULEX-i që nga fillimi i tij në vitin 2014.
Pajisjet mjekësore të dhuruara përbëhen nga një oksimetër pulsi, skaner me ultrazë, reanimator për të porsalindur, monitor të ritmit të zemrës dhe shtypjes së gjakut, si dhe pajisje për frymëmarrje për trajtimin e astmës, të cilat do ta lehtësojnë punën e përditshme të këtij spitali.