Lajme

Shefi i EULEX-it nderon kujtimin e Ibrahim Rugovës

21 janar

Më 21 janar 2024, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, iu bashkua Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti duke marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për vdekjen e Ibrahim Rugovës.

“I prekur nga pjesëmarrja në aktivitetin përkujtimor, për shënimin e 18-vjetorit të vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në prani të Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, unë e shpreha respektin tim për një njeri që punoi pa u lodhur për paqen”, tha Barbano.