Lajme

EULEX-i pret në vizitë studimore studentë të magjistraturës nga Kampusi global për të drejtat e njeriut

23 janar

Më 23 janar 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) priti në vizitë studimore mbi 100 studentë nga Programi i magjistraturës evropiane për të drejtat e njeriut dhe demokratizim (EMA) i Kampusit global për të drejtat e njeriut - Global Campus of Human Rights.

Ushtruesja e detyrës së Udhëheqëses së Zyrës për shtyp dhe informim publik në EULEX, njëherësh zëdhënëse, Elisabetta Iurcev, dhe Këshilltarja e EULEX-it për të drejtat e njeriut, Valentina Vitali, dhanë një prezantim  mbi mandatin dhe punën e Misionit në Kosovë, me fokus të veçantë mbi qasjen e EULEX-it të bazuar në të drejtat e njeriut.