Lajme

EULEX-i priti studentë nga Sciences Po, International Research University/Universiteti i Kërkimeve Ndërkombëtare

26 janar

Më 26 janar 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) priti 20 studentë të studimeve evropiane në Sciences Po, një universitet i kërkimeve ndërkombëtare me bazë në Paris.

Studentët u mirëpritën nga Analistja e kapaciteteve analitike të EULEX-it, Sara Barbieri, e cila shpjegoi detajisht mandatin dhe punën e EULEX-it, si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Ligjërata vazhdoi me shumë pyetje analitike nga studentët, të cilat zgjuan diskutime interesante.