24 mars
Më 24 mars 2024, në Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë, u mbajt ceremonia e flamurit të pranim-dorëzimit zyrtar të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Gjatë kësaj ceremonie, komandanti në ardhje i njësisë së XXXVI-të me radhë të NJPS-së së EULEX-it, Majori Krzysztof Kosiński dhe komandanti në largim i njësisë së XXXV-të të NJPS-së të EULEX-it, Kapiteni Robert Stosio, i falënderuan policët për shërbimin e tyre në Kosovë dhe u uruan kthim të mbarë në vendin e tyre.
NJPS e EULEX-it, e cila përbëhet nga 105 policë polakë të deleguar nga Polonia, është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, si pjesë e mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti, dhe NATO-KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë.