Lajme

EULEX-i shënon Ditën Kombëtare të Kosovës për Personat e Zhdukur

27 prill

Më 27 prill 2024, në Ditën Kombëtare të Kosovës për Personat e Zhdukur, Zëvendësshefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Emily Rakhorst, iu bashkua autoriteteve të Kosovës në nderimin e 1615 personave të zhdukur nga konflikti në Kosovë.

Familjarët e të gjithë personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë pandërprerë me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse për t'u ndihmuar atyre që ta përmbushin këtë të drejtë duke i gjetur personat e zhdukur, si dhe duke ndarë këshilla dhe ekspertizë për identifikimin e varreve ende të pazbuluara, kryerjen e zhvarrimeve dhe identifikimin e viktimave.

Nga viti 2009 e deri më sot, EULEX-i i ka marrë pjesë në mënyrë aktive në 800 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 209 zhvarrime. Mbetjet mortore të 501 personave janë identifikuar, duke përfshirë këtu 343 persona të zhdukur.