07 maj
Më 7 maj, Njësia Policore e Specializuar e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) mori pjesë në stërvitjen e përbashkët Shpata e Artë 2024 me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.
EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, si pjesë e mekanizmit të sigurisë me tre nivele, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX-i është reaguesi i dytë, ndërsa KFOR-i është reaguesi i tretë.
Kjo stërvitje, e cila u mbajt në Kampin Vrella, kishte për synim testimin e kapaciteteve dhe gatishmërisë tonë për zbatimin e procedurave të përbashkëta për menaxhimin e krizave. Kjo për të qenë në gjendje ta mbështesim më mirë stabilitetin në Kosovë dhe të kontribuojmë për sigurinë e të gjitha komuniteteve.