09 maj
Më 9 maj 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu bashkua Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësuesve nga Shtetet Anëtare dhe Organizatave Ndërkombëtare në shënimin e Ditës së Evropës në Kosovë.
Pjesëtarët e misionit e prezantuan punën e misionit në një stendë të caktuar të vendosur në zemër të Prishtinës, në Sheshin Zahir Pajaziti.
Për më tepër, më 29 prill, si pjesë e aktiviteteve sensibilizuese të organizuara nga Zyra e BE -së në Kosovë, Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e EULEX-it, Nicole Miller, iu bashkua aktivitetit sensibilizues nëpër shkolla në Qendrën e Mësimit RADC në Mitrovicën e Jugut, ku ajo mori pjesë në një diskutim të shkëlqyeshëm me nxënësit për EULEX-in dhe BE-në.