Lajme

EULEX-i iu bashkuan përfaqësuesve të IML-së në pikë-kalimin e përbashkët në Merdare për dorëzimin e mbetjeve mortore të tre personave

18 qershor

Më 18 qershor 2024, ekspertët e mjekësisë ligjore të EULEX-it iu bashkuan përfaqësuesve të Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) në pikë-kalimin e përbashkët në Merdare për dorëzimin e mbetjeve mortore të tre personave, të identifikuar së fundmi, pasi u bë përputhja pozitive e ADN-së.

Mbetjet mortore të njërit prej tyre, person i zhdukur, iu dorëzuan familjes, ndërsa mbetjet mortore të dy të tjerëve iu dorëzuan autoriteteve serbe, të cilët i morën ato në emër të familjeve.

Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për t’i mbështetur kolegët tanë vendas në IML dhe institucionet e tjera përkatëse të Kosovës duke ofruar ekspertizë dhe këshilla mjekoligjore gjatë kryerjes së punës komplekse për identifikimin e të gjitha mbetjeve mortore në morgun e IML-së, në mënyrë që anëtarët e familjes ta realizojnë të drejtën e tyre për ta ditur të vërtetën.