Lajme

EULEX-i organizoi fushatën e tij të 15të të dhurimit të gjakut për ta mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës

25 qershor

Më 25 qershor 2024, duke ndjekur një traditë të konsoliduar tashmë, Njësia Mjekësore e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e organizoi fushatën e 15-të të dhurimit të gjakut për ta mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës falë pjesëmarrjes vullnetare të pjesëtarëve të stafit të EULEX-it dhe një numri të ofruesve vendas të shërbimeve.

Specialisti i Transfuziologjisë, Dr. Fatmir Hajdari e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer me EULEX-in, si dhe shpjegoi se si këto fushata të rregullta i mbështesin në masë të madhe kërkesat e larta për produkte të gjakut dhe i inkurajoi të gjithë që t'i bashkohen këtyre nismave.

Dhurimi i gjakut është jashtëzakonisht i rëndësishëm për operacionet, trajtimin e kancerit, sëmundjet kronike dhe lëndimet traumatike, si dhe ndihmon në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm me gjak për urgjenca dhe nevoja të vazhdueshme mjekësore.