28 qershor
Më 28 qershor 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) organizoi Panairin e tij të parë virtual të punës për gratë.
Panairi sensibilizues i punës për talentë synon gratë me profile të ndryshme profesionale të cilat janë të interesuara që të punojnë në kuadër të ndonjë Misioni të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) në fushat e sundimit të ligjit, sigurisë dhe ndërtimit të paqes.
Falë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejtë me drejtuesit dhe pjesëtarët e misionit EULEX, pothuajse 140 pjesëmarrës patën mundësinë të mësojnë më shumë për kushtet e punës dhe jetën e përditshme në mision, procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes, si dhe për mundësitë e punësimit në kuadër të EULEX-it, misioni më i madh civil i CSDP të BE-së.
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano dhe Zëvendës-Shefja e EULEX-it, Emily Rakhorst, e hapën këtë panair intensiv gjysmëditor, duke i përshëndetur pjesëmarrësit dhe duke e përmendur rëndësinë e të pasurit të një fuqie punëtore gjithëpërfshirëse dhe të larmishme.
Webinari u organizua përmes shtatë sesioneve në panele, duke synuar që të mbulojë formime profesionale dhe mundësi të ndryshme:
Kushtet e punës dhe jeta e përditshme në mision
Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes