Lajme

EULEX-i pret një delegacion nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë dhe nga Qendra për operacione ndërkombëtare të paqes (ZIF)

16 korrik

Më 15 dhe 16 korrik 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një delegacion me përfaqësues nga Njësia e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë për mbështetje të misionit dhe nga Qendra për operacione ndërkombëtare të paqes (ZIF).

Delegacioni u prit nga Zëvendësshefja e Misionit EULEX, Emily Rakhorst, e cila theksoi kontributin e vazhdueshëm dhe thelbësor të Gjermanisë për Misionin, dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për avancimin e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri.

Vizituesit patën rastin të dëgjojnë prezantime të detajuara nga përfaqësues të Misionit, të cilat mbuluan një gamë të gjerë të temave që përfshinë mandatin, strukturën dhe aktivitetet e Misionit.

Gjatë kësaj vizite dyditore, pjesëtarët e delegacionit shkëmbyen pikëpamje me Udhëheqësen e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik njëherësh Zëdhënësen e EULEX-it, Nicole Miller, Shefin e Kabinetit, Matthias Zander, Udhëheqësen e Divizionit të Burimeve Njerëzore, Anita Janassary, Shefen e Njësisë Mjekësore, Dr. Cristina Anghelescu, dhe Shefin e Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Hubert van Eck Koster.

Më 16 korrik, delegacioni vizitoi Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë, ku mësuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS) nga Komandanti i NJPS-së, Krzysztof Kosinski, dhe diskutuan me Këshilltarët policorë të EULEX-it në veri mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë. Ata po ashtu bënë edhe një vizitë të shkurtë të Mitrovicën e veriut, ku vizituan Shtëpinë e Evropës.

Delegacioni shprehu falënderimet e tyre për informimin e detajuar dhe diskutimet e hapura të cilat i vlerësuar si informata të çmueshme për punën e EULEX-it.