11 shtator
Më 11 shtator 2024, Shefi ynë i Misionit, Giovanni Pietro Barbano, pati kënaqësinë që së bashku me Zëvendësministrin e drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe në praninë e Këshilltares speciale të Ministres së drejtësisë, Nazlie Bala, U.D. Drejtorit të IML-së, Ditor Haliti, dhe stafit drejtues, të bëjë inaugurimin e tetë kontejnerëve për zyra në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Këto hapësira do të akomodojnë stafin e EULEX-it & të IML-së, duke siguruar kështu vazhdimin e marrëdhënieve të ngushta të punës mes ekipit të mjekësisë ligjore të EULEX-it dhe personelit të IML-së deri në përfundimin e punimeve për riparimin e ndërtesës së IML-së, pas dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Ky inaugurim buron nga marrëveshjet teknike të nënshkruara në Korrik 2024 mes Shefit të Misionit EULEX, Barbano, dhe Ministres së Drejtësisë të Kosovës, Albulena Haxhiu, me qëllim të konsolidimit të bashkëpunimit aktual të shkëlqyeshëm mes EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, për efektivitet të shtuar të punës për personat e zhdukur.
Vendosja e përkohshme e zyrave në kontejnerë nga EULEX-i në IML mbulon ofrimin thelbësor të ndihmës së dhënë nga ekipi i mjekësisë ligjore i EULEX-it për IML-në në të gjitha aspektet teknike të kërkimit, zhvarrosjes dhe identifikimit të personave të zhdukur në lidhje me konfliktin e Kosovës. EULEX-i qëndron i përkushtuar për mbështetjen e homologëve në IML dhe institucione të tjera relevante për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, pavarësisht rrethanave të zhdukjes, përkatësisë etnike, fetare apo kombëtare, apo ndonjë karakteristikë tjetër të tyre.
Që nga fillimi i mandatit të tij, EULEX-i ka punuar pandarë për gjetjen dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre në mënyrë që ata të varrosen me respekt dhe nder.
Puna e Misionit është të i’u ndihmojë institucioneve të Kosovës drejt dhënies së përgjigjeve tejet të nevojshme familjeve të personave të zhdukur dhe më të dashurve të tyre, në mënyrë që ata të realizojnë të drejtën e tyre për të ditur të vërtetën.
Mësoni më shumë rreth punës sonë në lidhje me personat e zhdukur në: Puna e Eulex-it ne lidhje me personat e zhdukur