19 shtator
Njëmbëdhjetë vjet më parë, Zyrtari Doganor nga Lituania i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Audrius Šenavičius, u vra tragjikisht në krye të detyrës kur automjeti i tij u qëllua me armë nga persona të panjohur në veri të Kosovës.
Më 19 Shtator 2024, EULEX-i dhe Policia e Kosovës nderuan kujtimin dhe sakrificën e tij me anë të një ceremonie të vendosjes së kurorave.
Duke e përkujtuar humbjen tragjike, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, tha: “Me mendje dhe zemër u jemi pranë familjes dhe miqëve të Audriusit, të cilët ende e bartin mbi supe barrën e rëndë të dhimbjes, e cila bëhet edhe më e madhe nga fakti se ata që janë përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm ende nuk janë përballur me drejtësinë. Ndërsa jemi mblidhur këtu sot për ta përkujtuar kolegun tonë të dashur, ne i kujtojmë vetes vendosmërinë tonë të palëkundur për të kërkuar drejtësi. Ne nuk do të reshtim asnjëherë derisa ata që i morën jetën atij të japin llogari. Zotimi ynë për familjen, miqtë dhe kolegët e Audriusit në EULEX dhe në Lituani mbetet po aq i paluahatur si gjithmonë”.
Zëvendës-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Fehmi Hoti, nderoi Šenavičiusin duke thënë: “Në emër të Policisë së Kosovës dhe të popullit të Kosovës, ai do të nderohet dhe respektohet përjetë. Audriusi do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si koleg që kontribuoi dhe u flijua për sundimin e ligjit”.
Një minutë heshtje u mbajt nga të gjithë pjesëtarët e Misionit EULEX në shprehje të respektit për kolegun e tyre.
EULEX-i i bën thirrje secilit person që mund të ketë informacione të cilat mund ta ndihmojë policinë që të paraqitet. Misioni ofron një shpërblim prej 82,000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e autorit ose autorëve të kësaj vrasjeje.
Për detaje se si mund të raportoni ndonjë informacion lidhur me vrasjen e Šenavičiusit, ju lutemi kontaktoni në +383 38 284 181 ose klikoni këtu: Audrius Šenavičius case - EULEX - European Union Rule of Law Mission in Kosovo (eulex-kosovo.eu)