Lajme

Kujtojmë Rreshter Bunjakun. Një vit pas

24 shtator

Nderimi i jetës së një Zyrtari Policor i cili u vra në krye të detyrës kurrë nuk është detyrë e lehtë. Megjithatë, Zyrtari i Policisë së Kosovës, Rreshteri Afrim Bunjaku pagoi çmimin më të lartë një vit më parë, ku u vra gjatë sulmit në Banjskë.

Për ta shënuar një-vjetorin e kësaj dite fatale, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, iu bashkua institucioneve të Kosovës dhe kolegëve nga bashkësia ndërkombëtare për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e Rreshter Bunjakut.

Kjo ditë solemne filloi me vizitën tek memoriali kushtuar Rreshter Bunjakut, ku u nderua dhe u kujtua guximi e përkushtimi i tij për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës. Pas vizitës së zymtë, Barbano mori pjesë në një ceremoni zyrtare, ku u mblodhën së bashku personalitete, zyrtarë dhe partnerë për ta përshëndetur ndikimin e thellë të shërbimit të Rreshterit Bunjaku, si dhe për ta shprehur solidaritetin e vazhdueshëm me familjen dhe kolegët e tij.

Minuta prekëse e heshtjes e mbajtur nga të gjithë, foli shumë për trashëgiminë e Rreshter Bunjakut.

EULEX-i, duke e përsëritur mesazhin e Përfaqësuesit të Lartë/ Zv. Presidentit dhe partnerëve të tjerë, theksoi se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë.

Emocionet e Barbanos u shprehën edhe përmes platformës "X": “Ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, në emër të EULEX-it, përsëris thirrjen për një gjykim të shpejtë, por të plotë të gjithë atyre që janë përgjegjës dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”.