Lajme

Shefi i EULEX-it sqaroi rolin monitorue të Misionit në lidhje me ngjarjet në Banjskë

25 shtator

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, dha një intervistë për stacionin televiziv Klan Kosova, ku e sqaroi rolin monitorues që e luajti Misioni në lidhje me ngjarjet dhunshme që ndodhën në Banjskë më 24 Shtator 2023.

Intervista u transmetua më 25 shtator 2024 si pjesë e dokumentarit të Klan Kosova “Banjska – fushëbeteja e një lufte”, që përfshin intervista me përfaqësues të institucioneve vendase dhe organizatave ndërkombëtare.

Barbano e sqaroi qartë rolin dhe pozicionin e Misionit, duke theksuar se: “Duhet të jetë e qartë se ne vepruam në cilësinë e monitorimit dhe ishim të përgatitur të intervenonim në kuadër të rolit tonë si reagues i dytë i sigurisë, por kjo cilësi, kjo përgjegjësi, realizohet vetëm në bazë të një kërkese të qartë nga Policia e Kosovës, e cila nuk na kërkoi neve që të ndërhyjmë sipas këtij roli. Prandaj, ne vijuam vetëm me rolin monitorues”.

Kur u pyet nëse kishte urdhra nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe PSBE Miroslav Lajcak për t’i lënë sulmuesit që të iknin pa pasoja, Barbano e mohoi kategorikisht një spekulim të tillë: “Do ta konsideroja këtë skenar si një teori konspirative”, deklaroi me siguri Barbano, duke shtuar: “Mund t'ju siguroj se EULEX-i nuk luajti asnjë rol në ndërmjetësimin apo lehtësimin e ikjes së sulmuesve”.

Dokumentarin e plotë në gjuhën shqipe e gjeni në: Mat - "Banjska - fushëbeteja e një lufte” - Dokumentar, Klan Kosova 25.09.2024 - YouTube