Lajme

EULEX e organizoi një trajnim mbi metodat alternative për operacione efektive me K9 nëpër burgje

21 shtator

Nga 18 deri më 21 shtator 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka organizuar një trajnim tre-ditor për pjesëtarët e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) mbi metodat alternative për operacione efektive me K9 nëpër burgje.

K9 janë qenë të trajnuar në mënyrë të veçantë të cilët u ndihmojnë agjencive për zbatimin e ligjit dhe janë të dislokuar në të gjithë botën. Ndër rolet e tyre të ndryshme, njësitë K9 u ndihmojnë zyrtarëve të burgjeve në luftën kundër abuzimit me substanca dhe kontrabandës.

Trajnimi u organizua nga Njësia Korrektuse e EULEX-it dhe përfshinte: një prezantim një-ditor të realizuar nga një ekspert ndërkombëtar i K9 mbi metodologjitë e përdora në burgjet e vendeve të ndryshme për ta luftuar abuzimin me substanca dhe për të kërkuar artikuj të kontrabanduar duke i përdorë ekipet K9; dy ditë me sesione praktike dhe shkëmbim të praktikave më të mira në Qendrën Korrektuse të Dubravës, duke u fokusuar kryesisht në trajtimin, trajnimin dhe kryerjen e operacioneve të kërkimit në institucionet korrektuese.

Këshillat e ekspertëve u vlerësuan shumë dhe u zbatuan menjëherë.

Trajnimi ishte pjesë e një projekti të vogël të EULEX-it, ndërsa Misioni është i gatshëm ta mbështesë SHKK-në në planet e mëtejme për zhvillimin e njësisë K9 të tij.

Shikoni miqtë tanë K9 në aksion: