13 shtator
Më 13 shtator 2024, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Komandanti i Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR), Kolonel Hans Vroegh, nënshkruan marrëveshjen teknike të rishikuar mes EULEX Kosovo dhe EUROGENDFOR në Shtabin e tyre në Vicenza të Italisë.
Marrëveshja paraqet një të arritur domethënëse në fuqizimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e mbështetjes që EULEX-i merr nga EUROGENDFOR, që përfshinë dislokimin potencial të Njësisë së tyre Rezervë të Policisë së Specializuar (NJRPS) dhe burimeve të tjera të specializuara sipas nevojës. Ky partneritet avancon kapacitetin e Misionit për përmbushjen e nevojave operacionale të ndryshueshme, duke fuqizuar qasjen gjithëpërfshirëse dhe të integruar me partnerë të jashtëm.
Gjatë periudhës mars 2022 deri shkurt 2023, Misioni përfitoi nga katër dislokime të një Njësie Rezervë të Policisë së Specializuar për fuqizimin e përkohshëm të Njësisë së tij Policore të Specializuar (NJPS), si përgjigje ndaj nevojave të EULEX-it për forca shtesë në teren.