Lajme

Shefi i EULEX-it u takua me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur

04 tetor

Më 4 tetor 2024, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, u takua me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar te Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti.

Duke komentuar takimin, Barbano deklaroi: “Takim i shkëlqyeshëm me Kryesuesin e Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. Ritheksova përkushtimin e EULEX-it për mbështetjen e kërkimit dhe identifikimit të personave të zhdukur pa asnjë diskriminim. U dakorduam për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit tonë të rëndësishëm”.