Lajme

EULEX-i i jep donacion një automjet Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës për t’i mbështetur angazhimet e tij për të garantuar të drejtat e njeriut

27 janar

Më 24 Janar, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i dhuroi një automjet Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pjesë e Institucionit të Avokatit të Popullit për t'i mbështetur angazhimet e tij për t'i parandaluar dhe adresuar të gjitha format e keqtrajtimit ndaj personave të privuar nga liria e tyre në Kosovë.

Dhurimi i këtij automjeti është vlerësim për punën e rëndësishme dhe profesionale të Avokatit të Popullit në ruajtjen dhe mbrojtjen e të drejtave të gjithë personave në Kosovë, si dhe për rolin e rëndësishëm të MKP-së në angazhimet e tij të palodhshme për të parandaluar dhe adresuar torturën dhe keqtrajtimin në ambientet e privimit të lirisë si institucionet korrektuese dhe stacionet policore në të gjithë Kosovën.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, i rikonfirmoi Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, angazhimi e vazhdueshëm të EULEX-it për fuqizimin e institucioneve të Kosovës si dhe për ta mbështetur pavarësinë e institucionit të Avokatit të Popullit. Barbano gjithashtu shprehu falënderimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm me MKP-në përgjatë viteve, duke e ripërsëritur zotimin për ta vazhduar punën së bashku për t'i promovuar të drejtat e njeriut dhe drejtësinë për të gjithë në Kosovë.